Shqipëria më 4 Qershor miqësore me Hungarinë

Drejtuesit e Federates Shqiptare të Futbollit kanë arritur të mundësojnë një miqësore kundër Hungarisë më 4 qershor. Ndeshja do të luhet në Hungari.Tranjeri i Kombëtares, De Biassi u ka kërkuar drejtuesve të ketë në dispozicion sa më shumë ndeshje miqësore dhe me skuadra që kanë nivel në futboll. Hungaria, shihet si një kundërshtar i përafërt në nivel me dy rivalët tanë në grup, Serbinë dhe Armeninë dhe nga kjo miqësore, trajneri do të përpiqet të kuptojë më shumë dhe gjendja e skuadrës së tij.Testi me Maltën do të jetë më shumë ekperimentues ndërsa ai me Hungarinë është një provë e vërtetë. Shqipëria dhe Hungaria kanë luajtur së bashku në eliminatoret e Botërorit, Afrikë e Jugut 2010 në të njëjtin grup me hungarezët që fituan të dyja takimet, 1-0 në "Qemal Stafa" me gol të Torghelles dhe 2-0 në Budapest po me Torghelle sërish për autor të golit të parë dhe Juhaz, i cili realizoi të dytin. Me Hungarinë, Shqipëria ka dhe humbjen më të thellë në histori 12-0 më 23 Shtator 1950.Shqipëria do të përballet në një grup "ferri" në Euro 2016 dhe miqësoret do të jenë një test për të përgatitur skuadrën sa më mirë.