Bayerni praktikisht Kampione e Gjermanisë

Katër gola vetëm në pjesën e parë, kanë bërë që Bajerni i Munihut të sigurojë tre pikët e radhës në kampionatin gjerman, duke kaluar në kuotën e 65 pikëve dhe të mund të quhet që tani fitues i titullit kampion në Bundesligën gjermane, pasi ndodhet plot 20 pikë para Borusias së Dortmundit që mban vendin e dytë.Ylli i skuadrës ishte Arien Roben që shënoi tre nga 5 golat që shënoi Bajerni. Praktikisht bavarezët e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke dominuar sidomos në mesfushë e në sulm përballë Shalkes e duke mos i dhënë asnjë mundësi manovrimi kundërshtarit fiksuan thjesht dhe bukur një spektakël madhështor në një duel që ngjalli emocion vetëm në kampin bavarez.Serinë e golave e hapi David Alaba në minutën e tretë, ndërsa në minutën e 15-të i erdhi radha Arien Roben të dyfishonte. Në minutën e 24-ët, Mario Mandzukiç shënoi golin e tretë duke i dhënë fund ëndrrave të Shalkes për një pikë. Por makineria sulmuese e Bajernit nuk ndalet këtu, pasi Arien Roben shënoi dhe golin e katërt për bavarezët në minutën e 28-të. Shalke dorëzohet pa kushte dhe Bajerni nis të vallëzojë në fushë. Dominues në çdo aspekt dhe askush nuk mund t'i vihet përballë.Në pjesën e dytë, Bajerni thjesht menaxhoi epërsinë e golave, duke u përpjekur që të evitonte përplasjet e shumta fizike për të mos pasur dëmtime në prag të ndeshjes së kthimit në Champions ndaj Arsenalit. Në minutën e77-të, Arien Roben shndërron në gol një penallti të dhënë për Bajernin dhe me pesë gola në total, trajneri Peb Guardiola ka të drejtë të gëzohej dhe të falënderonte lojtarët e tij për këtë sukses të bukur e domethënës. Një fitore 5-1 ndaj Shalkes, që tregon se Bajerni i këtij sezoni ka thyer çdo rekord dhe ka vënë përpara të gjitha ekipet e Bundesligës, duke mos i bërë ballë askush.Në takimet e tjera të kësaj jave spikat  fitorja 3-0 e Dortmundit ndaj Nurenbergut si dhe humbja e Leverkusernit në shtëpi me Mancin duke dorëzuar vendin e dytë verdhezinjve. Ndërkohë Hofenhemi dje ka luajtur tennis me Volzburgun.Ja tabela e plotë e ndeshjeve të kësaj jave:Hertha Berlin                      0 - 0          FreiburgAugsburg                                1 - 1           HannoverBayer Leverkusen               0 - 1           Mainz 05Borusia Dortmund             3 - 0            NurenbergBraunschveig                       1 - 1            Borusia MynshegladbahVerder Bremen                    1 - 0            HamburgBayern Munich                    5 - 1             Schalke 04Hofenheim                            6 - 2             VolfsburgEintrakt Frankfurt            2 - 1            Shtuttgart