Sergio Ramos: Costa do të shkëlqejë me Spanjën

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se shoku më i ri i skuadrës te Spanja, Diego Costa do të bëjë gjëra të mëdha në nivelin kombëtar. Sulmuesi me prejardhje braziliane zgjodhi “Stuhinë e Kuqe”, me të cilën do të debutojë nesër kundër Italisë, pas formës së jashtëzakonshme që ka shfaqur me Atletico Madridin këtë sezon."Mendoj se Costa është një zgjedhje e mirë dhe ai mund të na japë një ndihmë të madhe", deklaroi 27-vjeçari për të përditshmen spanjolle “AS”. Më tej ai foli edhe për duelet e ashpra mes tyre në sfidat në derbin e Madridit."Nuk ka asnjë problem mes nesh. Kjo është pjesë e sportit tonë, ne i mbrojmë interesat tona. Futbolli ka synim bashkimin, jo ndarjen. Ne jemi shok skuadre tashmë", u shpreh mbrojtësi i galaktikëve.Futbollistët e Realit dhe ata të Atleticos zhvilluan një derbi mjaft të 'zjarrtë' në fundjavën që lam pas, ku nuk munguan debatet dhe zënkat. Por, Ramos është i bindur se gjithçka do të zbutet kur futbollistët spanjollë do të mblidhen nën drejtimin e trajnerit Vicente del Bosque.Kjo do të jetë sfida e parë për Kostën i cili me shumë mundësi do të marr edhe një ftesë për në Botëror duke lënë në shtëpi Torres dhe Jorenten.