Premier League, java e 28-të
Chelsea ka arritur të marr një fitore në transfertën e vështirë të Fulhamit me rezultatin 3-1, fal një loje të shkëlqyer të talentit gjerman, Andre Schurrle.Futbollisti gjerman ishte më i miri në fitoren e rëndësishme të bluve të Londrës, pasi shënoi një tripletë që e ngjiti skuadrën e tij në kuotën e 63 pikëve, katër më tepër se Arsenali. Pas një pjese të parë pa gola, Schurrle kaloi Chelsean në avantazh në minutën e 52'të, ndërsa më pas shënoi edhe dy gola të tjerë të shpejtë në minutat 65-të dhe 69 -të duke kompletuar tripeltën personale, dhe duke i siguruar fitoren skuadrës së tij në “Craven Cottage”. Vendasit arritën vetëm të shënojnë golin e nderit me Johnny Heitingas në minutën e 74'të. Fitorja e përforcoi Chelsean në krye të Premierligës - edhe pse londinezët kanë gjashtë pikë më shumë, por dy ndeshje më shumë Manchester City e vendit të tretë, ndërsa Fulham mbetet në fund me vetëm 21 pikë.Liverpool ka marr një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Soputhamptonit, me rezultatin 3:0 duke i ngjitur në vendin e dytë në Premierligë. Skuadra e Brendan Rodgers mori pikë të plota kundër një skuadre aspak të lehtë si Southampton, dhe konfirmoi kandidaturën për titullin e kampionit. Sulmuesi uruguaian Luis Suarez kaloi Redsat në avantazh në minutën e 16'të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.Ndërsa Raheem Sterling tregoi se është në formë të shkëlqyer këtë sezon duke dyfishuar kryesimin e Liverpoolit. Rezultatin përfundimtar e vulosi kapiteni Steven Gerrard nga pika e bardhë në minutën e 95'të. Redsat shfrytëzuan humbjen e Arsenalit nga Stoke dhe u ngjitën në vendin e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me ekipin e Arsen Wengerit. Por, kanë katër më pak se Chelsea.Arsenali pësoi një humbje minimale, por shumë të rëndë në garën për titullin kampionë në Premier League. Ekipi londinez humbi në transfertë me Stoke City me rezultatin 1:0. Skuadra e trajnerit Arsen Venger humbi pikë të rëndësishme duke mbetur katër pikë prapa kryesues Chelsea. Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa e dyta vijoi njëlloj deri në minutën e 76'të, kur qendërmbrojtësi Laurent Koscielny preku topin me dorë brenda zonës dhe shkaktoi penallti. Nga pika e bardhë, Jonathan Valter mposhti portierin Shezni duke kaluar në avantazh Stoken. Në minutat në vijim, vendasit e mbrojtën me sukses rezultatin dhe mposhtën Arsenalin, duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve.Ja tabela e plotë e ndeshjeve të kësaj jave:Everton 1 - 0 Uest HamFulham 1 - 3 ChelseaHull Siti 1 - 4 NjukasëllStoke Siti 1 - 0 ArsenalSauthampton 0 - 3 LiverpulAston Vila 4 - 1 NoruichSuonsi 1 - 1 Kristal PalasTottenham 1 - 0 Kardif