Gjermani - Kili, formacionet e mundshme
Në "Mercedez-Benz Arena" të Shtugartit, Gjermania e Joakim Low do të provë të tregojë forcat ndaj Kilit. Të dyja skuadrat janë pjesë e Kampionatit Botëror dhe e shohin këtë sfidë si një miqësore për të parë se ku janë realisht me përgatitjet dhe grupi e lojtarëve. Risi më e bukur e pancerave është padyshim rikthimi i Miroslav Kloses që pritet të aktivizohet pas një mungesë të gjatë në kombëtare. Ai synon të shndërrohet golashënuesi më i mirë i Gjermanisë. Aktualisht 35-vjeçari ka barazuar rekordin e Gerd Myller, me 68 gola të shënuar me fanellën e pancerave. Në formacionin e Low janë rikthyer Shvajnshtajger, Podolski dhe Kevin Grojskrojc, gjithsesi prania e sulmuesit të Arsenalit në Brazil mbetet ende në dyshim. Ndërkohë pavarësisht gjitha polemikave Mesut Ozil mund ta nis nga minuta e parë.Kështu Gjermania mund të luaj sonte me formacionin 4-2-31. Në portë do të jetë Nojer. Në mbrojtje Shmelcer, Boateng, Mertezaker dhe Groskojc. Përpara tyre do të luajnë Shvajnshtanger dhe Lham ndërsa treshja Shyrle, Ozil dhe Gëce do të mbështesin Klosen të vetëm në sulm.Nga ana tjetër Kili nuk rezervon shumë risi teksa do të ketë në fushë formacionin e saj tradicional. Skuadra amerikano jugore mund të luaj me formacionin 4-3-3. Në portë do të jetë Herrera. Në mbrojtje Mena, Gonzales, Medel dhe Isla, Ndërkohë përpara tyre do të jenë Vidal,Aranguez dhe Silva që do të mbështesin 3-shen sulmuese me Vargas, Valvadia dhe Sancez.