Spanjë - Itali, miqësorja e luksit

Spanjë - Itali do të jetë padyshim miqësorja më interesante e mbrëmjes së sotme. Përballë do të vendosen dy ndër skuadrat më të mëdha europiane që në Madrid do të tentojnë të nisin mbarë vitin 2014-të. Italianët do të kërkojnë të marrin hak për humbjen turpëruese   4-0 në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës. Ndaj të kaltërve të Cesare Prandellit do të debutojë sulmuesi i Atleticos së Madridit, Diego Kosta, i cili muajt e fundit ka marr vendimin për të zgjedhur iberikët përpara Brazilit. Del Boske duket se nuk ka shumë dilema teksa në fushë në formacionin e parë  mund të  lërë pushim vetëm Piken dhe Ksavin, por një shans të artë do të ketë edhe Azpilikueta.Spanja pritet të luaj me formacionin 4-3-3Në portë do të jetë Kasijas. Në mbrojtje Alba, Albiol, Serxhio Ramos, Azpilikueta. Në mesfushë përpara tyre do të jenë Fabregas, Buskets dhe Tiago ndërsa treshja Iniesta dhe Silva do të mbështesin Diego Kostën.Në mungesë të Daniele de Rossit, i cili nuk është grumbulluar për arsye disiplinore për shkak të goditjes që i dha Icardit në sfidën Roma-Inter, por edhe të Mario Balotellit të dëmtuar, Prandelli pritet t'u japë një shans disa futbollistëve si Pa leta. Kështu nga minuta e parë frenat e sulmit mund ti marr Osvaldo.Të kaltrit mund të luajnë sonte me formacionin 4-3-2-1Në portë do të jetë Buffon. Në mbrojtje Kishito, Paleta, Barzajli dhe Maxhio. Në mesfushë përpara tyre Markizio, Montolivo dhe Tiago Mota ndërsa Çerçi dhe Kandreva do të mbështesin Osvaldon.Sa i përket statistikave Italia ka 10 fitore, iberikët 9 dhe 13 barazime. Në katër ndeshjet e fundit sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar në barazim.