La Liga, java e 26-të

Ndeshja më e rëndësishme në La Liga për këtë javë padyshim që ishte derbi i Madridit ndërmjet Atletiko Madrid dhe Realit. Supersfida dhuroi spektakël, gola dhe shumë emocione por në fund nuk mundi të prodhoj asnjë fitues teksa rezultati përfundimtar ishte 2-2.Në "Vincente Calderon" do të pllakoste heshtja akoma pa u nxehur mirë futbllistët teksa Karim Benzema kalon në avantazh galaktikët. Francezi merr një top të bukur nga Di Maria dhe nuk e ka shumë të vështirë ta dërgojw në rrjetw. Atletiko nuk dorëzohet dhe kërkon me ngulm golin e barazimit si dhe një 11-metërsh. Nga ana tjetër skuadra e Ancelotit është kërcënuese me Ronaldon dhe Benzeman që vënë në provë Kurtis. "Los Colchoneros" pas shumë përpjekjesh në minutën e 28-të do të arrinin të barazonin rezultatin pas një veprimi mjaft të bukur të Arda Turan që dhuron një assist te Koke, që me të djathtën e dërgon në rrjetw.Në minutat në vijim sfida duket se do të ndryshojë teksa Atetiko është më e vendosur për të kërkuar golin e avantazhit ndërsa Reali humb ritmin e saj. Në minutat shtesë Gabi arrin të shënojw një gol të bukur nga distanca për të dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.Në fraksionin e dytë të lojës, Reali do të kërkonte golin e barazimit por rrezikon të mposhtet teksa Diego Kosta nuk përfiton dot një 11 metërsh por vetëm një karton të verdhë. 7 minuta nga fundi, galaktikëve do tu duhej një mrekulli e Kristiano Ronaldos që shënon golin e barazimit. Kështu portugezi arrin në kuotën e 23 golave në La Liga gjatë këtij sezoni, ndërsa Reali vazhdon të ruaj kryesimin me një pikë më shumë se Barcelona e cila arriti të  mposhtë lehtësisht 4-1 Almerian.Skuadra e Tata Martinos më në fund ka arritur të kthehet te fitoret duke ju afruar galaktikëve. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 9-të me anë të Aleksis Sancez që e kishte të lehtë ta shtynte topin në rrjetw pas goditjes së Fabregas që gjeti duart e Esteban. Nuk do të vononte shumë as goli i dytë teksa Leonel Messi dhuron magjinë e radhës nga goditja e dënimit. Me këtë gol pleshti është ngjitur në podin e golave të historisë së La Liga-s. Pas vetëm 3 minutash, Almeria do të ngushtonte rezultatin me Truilljo. Barcelona shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht ishte kapiteni Carles Puyol, i cili në të 83-tën shënoi një gol mjaft domethënës për të. Ndërsa në të 89-tën ishte Xavi Hernandez ai që e dërgoi topin për herë të katërt në rrjetë. Mesfushori i Barçës goditi nga distanaca duke realizuar një gol fantastik.Ja të gjitha rezultatet e kësaj jave në La Liga:Athletik Bilbao         4 - 0      GranadaMalaga                      1 - 1       ValladolidLevante                     2 - 0       OsasunaGetafe                        0 - 0      EspanjolElçe                             1 - 0       Selta VigoVilarreal                    1 - 1      Real BetisAtletiko Madrid        2 - 2     Real MadridSevija                          1 - 0      Real SociedadBarcelona                   4 - 1     AlmeriaRajo Vallecano           1 - 0    Valencia