Pezullohen me 3 javë De Rossi, Juan Hesus dhe Berardi

Tashmë ka arritur vendimi. Komisioni Disiplinës në Federatën italiane të futbollit  ka dënuar me tri ndeshje  pezullim, mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi, mbrojtësin e Interit, Juan Jesus dhe sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi. De Rossi e Juan Jesus janë dënuar pas xhirimeve televizive, ndërsa Berardi është pezulluar pas kartonit të kuq direkt që e kishte marrë, pas sulmit ndaj Molinaros.Një dënim i pritshëm në fakt, pasi De Rossi u pa qartë në pamjet televizive që godiste në fytyrë sulmuesin e Interit, Icardi ndërsa Juan Jesus në krahun tjetër goditi me grusht në kurriz futbollistin e Romës, Romagnoli.Në të dyja rastet, gjykatësi sportiv ka gjykuar se veprimet e italianit dhe brazilianit kanë qenë të vullnetshme duke ndëshkuar me tre javë pezullim të dy. Gjesti i tij ndaj Icardit, i kushtoi dhe grumbullimin në kombëtare Daniele de Rossit që nuk u grumbullua nga Prandelli për sfidën me Spanjën, në bazë të kodit etik të vendosur në përfaqësuese nga trajneri i të kaltërve.Ai pritet të jetë një mungesë mjaft e rëndësishme për Romën për tre sfidat e radhës që do të jenë shumë të vështira ndaj Napolit dhe Kievos në transfertë dhe Udinezes në shtëpi.