Juve fiton derbin ndaj Milanit

Juventusi ka konfirmuar dominimin në futbollin italian, duke e mposhtur Milanin 2:0, në derbin e javës së 26-të në Serie A. Bardhezinjtë shfrytëzuan për mrekulli të gjitha rastet që u krijuan, duke shënuar me Fernando Jorenten në pjesën e parë dhe Tevezin në të dytin.Milani e nisi më mirë ndeshjen teksa ishte shumë e rrezikshme  në zonën kundërshtare. Në minutën e 12-të Pacini do të tentonte me kokë, por topi përfundon ngjitur me shtyllën ndërsa Tevez i kundërpërgjigjet nga ana tjetër pas një reagimi të Abiatit. Në minutën  e 26-të, Braziliani Kaka do të kishte mundësinë e artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh por fillimisht do të ndalej nga Buffon dhe më pas nga Bonucci në vijën e portës. Më pas Tarabt do të tentonte dy herë nga distanca por nuk mposhtë dot një super Buffon. Në fundin e pjesës së pare, Juventusi nuk fal mbrojtjen e kuqezinjve teksa pas një aksioni model, Markizio, pason te Lishtejner që kombinon me Tevez dhe më pas jep një asist për Jorenten që nuk e ka shumë të vështirë për ta shtyrë topin në rrjetë.Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë ndërsa në të dytën Milani do të tentonte të gjente barazimin me Pacinin si dhe Montolivon por nuk arrinë të mposhtë Buffonin që ishte në një mbrëmje të shkëlqyer. Në minutën e 68-të Kampionia e Italisë do ti jepte goditjen përfundimtare vendasve. Argjentinasi shfrytëzon një hapësirë të vogël të lënë në distancë për të lëshuar bombën dhe për të shokuar Abiatin që nuk ka mundësi reagimi. Rezultati përfundimtar do të ishte 2-0 për Juventusin që hipotetikon titullin kampionë, duke u shkëputur 11 pikë nga ndjekësi më i afërt, Roma. Në anën tjetër, Milani zbret në vendin e 10-të dhe e bën një hap prapa Evropës.