ERE, çmimi i energjisë i pandryshueshëm deri në qershor 2013

Çmimi i energjise elektrike që shqiptarët do paguajnë do të mbetet i njëjtë deri ne 30 qershor të 2013-tës. Ka qënë ky vendimi i marrë nga bordi drejtues i Entit Rregullator të energjisë elektrike, duke lene ne fuqi cmimin aktual te pa ndryshuar. Vendimi ka qenë unanim nga të gjithë anëtarët e bordit, duke rrëzuar kërkesën për rritje që ishte dorëzuar në ERE.Në këtë mënyrë, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë energjinë me çmimin e përcaktuar në vitin 2011 që shkon në masën 9.3 lek për kwh. Kërkesa për rritjen e energjisë ishte paraqitur nga kompanitë që menaxhojnë shpërndarjen e energjisë, ndërsa janë përcaktuar edhe tarifat e prodhimit për disa HEC-e të reja.