Majko: Heqja e kufirit të borxhit, rrezik. Bode: Ekonomia shqiptare ka të ardhme

Deputeti i PS-së Pandeli Majko theksoi se heqja e kufirit për borxhin do dërgojë vendin në destabilitet ndërsa qeveria pasardhëse do trashëgojë miliarda lekë borxhe.Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Majko theksoi se kryeministri Berisha e di se ku po e çon Shqipërinë por opozita nuk duhet ta lejojë këtë gjë.“Në 4 vitet e mandatit të dytë qeverisja aktuale e mori vendin me 682 miliard lekë borxhe dhe po e mbyll me 895 miliardë lekë borxhe. Kjo rrezikon stabilitetin e vendit, vetëm pagesat do jenë 51 mld lekë. Janë të gjitha studimet serioze se kufiri i pranueshëm i borxhit për përballimin normal është jo 64%. Berisha e di ku po e çon vendin, doktori e di jemi përballë një shoqërie të varfër që nuk mban më. Nuk duam të jemi në pozitat që nesër të na thonë pse nuk folët. Unë nuk e votoj këtë buxhet, më mirë më pak të varfër se të rrojmë me djersën e atyre që nuk kanë lindur ende nesër” tha Majko.I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të financave Ridvan Bode. “Po e nis me pyetjen e parafolësit se ku po e çojmë Shqipërinë. Po mundohemi të mbajmë shpresë me investimet afatgjata për vendin.  Ka të ardhme ekonomia shqiptare pasi janë duku u kryer investimet e huaja në vend” tha Bode.