"Burrneshat", të shtunën në Teatrin e Komedisë

"Burrneshat" shqiptare shkojnë në Amerikë. Realiteti i gati 100-viteve më parë vjen në Tiranë në komedinë "Burrneshat" nga Teatri Oda Prishtinë.Tradita e lashtë shqiptare, gra që betoheshin  se do të vdisnin të virgjëra dhe do të silleshin dhe jetonin si burra vijnë me mjeshtëri në kohet e sotme. Përtej kësaj shfaqja do të rrugëtojë edhe në Amerikë atje ku burrnesha nuk ka...“Degjova per Burrneshat vite me pare kur isha ketu dhe madje dikush me foli por nuk e kuptoja.  Vite me vone une lexova dhe ndoqa disa dokumentare per kete fenomen  dhe per cfare keto burrnesha ishin te prirura. Ato ishin  ishin persona qe silleshin komplet ndryshe ne shoqeri. Edhe në Amerike ne kemi njerez me prirje te ndryshme, kemi  gei..transeksuale etj,  por nuk ka me te tilla karakteristika "Burrnesha"”tha regjisorja amerikane.Për të sjellë pak nga sinopsi ..Ngjarja zhvillohet në një fshat malor, në familjen e një këpucari, tepër plak për të punuar dhe që dashuron armët.I biri emigrant në SHBA vjen për të vizituar familjen sëbashku me gruan e tij amerikane... Surprizat e tjera janë rezervuar në orën 19.00, në Tetarin e Komedisë.