PD:Procedura e zgjedhjes së Kolegjit Zgjedhor, transparente
Partia Demokratike ka vlerësuar si transparente procedurën me të cilën janë zgjedhur anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.Në një deklaratë për shtyp, PD-ja ka shprehur vlerësim edhe për kandidatët që u zgjodhën si anëtarë të Kolegjit zgjedhor.“Kemi besim se anëtarët në ushtrimin e mandatit të tyre do të udhëhiqen nga Kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor, ligjet dhe jurisprudenca e Kolegjeve Zgjedhore. Urojmë trupëne re të Kolegjit Zgjedhor të kenë sukses në detyrën e tyre të rëndësishme” thekson PD-ja.Ndërkohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë hodhi sot shortin për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë sipas të cilit u përzgjodhën gjyqtarët Andi Civici; Edlira Petri; Fuat Vjerdha; Gjinovefa Gaba; Ilir Toska; Kliton Spahiu; Petrit Çeno dhe Valbon Çekrezi.