Kaçe super gol në Greqi
Ergys Kaçe po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe këtë gjë e tregon edhe goli i shënuar dje për ekipin e tij Paokun.Mesfushori shqiptar prej kohësh ka qenë një element mjaft i vlefshëm në kombëtare, por tashmë pas pezullimit të gjatë prej disa ndeshjes, është rikthyer dhe e ka bërë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme.Në ndeshjen e djeshme, ai ka qenë protagonist në fitoren e Paokut, e cila luante në shtëpi përball Panthrakikos. Vendasit e patën të vështirë pjesën e parë teksa e mbyllën me rrjeta të paprekura. Më fillimin e pjesës së dytë të dyja skuadrat janë më të hapura dhe kërkuan të fitonin sfidën.Ergys Kaçe në minutën e 63-të do të shënonte një gol spektakolar. Mesfushori shqiptar shikon një hapësirë të vogël nga distanca duke mposhtur portierin mik që vetëm përkëdhel topin që përfundon në rrjetë. Kaçe u shpall edhe më i miri në fushë nga të gjitha mediat greke.Paoku nuk u mjaftua me këtë gol pasi ishte Vukiç që shënoi dopiet. Ky gol erdhi në një moment ku kombëtarja jonë mësoi kundërshtarët e shortit të eleminatoreve dhe me një formë të tillë De Biazi ka të drejt të besojë në mrekulli.