Shqipëria grup ferri, përballë 5 nga 30 skuadrat më të mira në botë

Shqipëria do të ketë përballë kundërshtarë mjaft të vështirë të cilët momentalisht janë në 30-shen më të mirë të FIFA-s. Portugalia e yllit Kristiano Ronaldo është në vendin e katërt pas Argjetinës, ka 6 pjesmarrje në Europianë dhe rezultatin më të mirë ka vendin e dytë. Ata kanë në skuadër edhe “Topin e Artë” të vitit 2013-të Ronaldon.Danimarka, që renditet e 20-a në botë me 907 e pikë, një kundërshtar i njohur për ne dhe me disa futbollistë të spikatur si Eriksen, Ager dhe Bentner. Danezët kanë marr pjesë 8 herë në fazën finale të Europianit dhe e kanë fituar një herë trofeun në vitin 1992-të.Serbia është kundërshtari tjetër i cili ka në përbërje shumë yje që luajnë në skuadra të mëdha europiane. Serbët renditen në vendin e 29 dhe pavarësisht se në eleminatoret e Botërorit Brazil 2014 nuk u paraqitën në lartësinë e duhur, elementët cilësorë nuk mungojnë. Serbia ka regjistruar tre pjesmarrje deri tani në fazën finale dhe rezultatin më të mirë ka gjysmëfinalen në vitin 1976.Pas saj vjen Armenia e 30-ta dhe që në përbërje ka një yll si Mkitarian që aktivizohet tek Borusia Dortmund. Kjo kombëtare deri tani nuk ka regjistruar asnjë pjesmarrje ashtu si edhe ne. Por në përbërje të grupit tonë është edhe vendi organizator i cili do të zhvilloj dy ndeshje të cilat nuk do të pikëzohen. Gjelat pozicionohen në vendin e 18-të të renditjes së FIFA-s me 917 pikë. Në përbërje të francezve janë disa nga yjet më të mëdhenj, si kandidati për “Topin e Artë” Riberi, Benzema, Pogba dhe shumë yje të tjerë të njohur.Janë zyrtarizuar edhe datat kur Kombëtarja Shqiptare do të luaj në eliminatoret për europianin "Francë 2016”. Ndeshja hapëse e ciklit eliminator do të luhet në transfertë kundër Portugalisë, ndërsa ndeshja e shumëpritur me Serbinë pritet të zhvillohet me 14 tetor në transfertë për t'u rikthyer një vit më vonë në Shqipëri. Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e ciklit eliminator, Shqipëria i zhvillon në stadiumin e Elbasanit "Ruzhdi Bizhuta".Ja orari i plotë:7 shtator 2014 (20.45) Portugali - Shqipëri11 tetor 2014 (20.45) Shqipëri - Danimarkë14 tetor 2014 (20:45) Serbi - Shqipëri29 mars 2015 (18.00) Shqipëri -Armeni4 shtator 2015 (20:45) Danimarkë - Shqipëri7 shtator 2015 (20.45) Shqipëri - Portugali8 tetor 2015 (20.45) Shqipëri - Serbi11 tetor 2015 (18.00) Armeni - Shqipëri