La Liga, Reali rrëmben kreun e renditjes

Atletico i Madridit dhe Barcelona kanë qenë dy skuadrat e kreut të cilat janë turpëruar gjatë kësaj fundjave.Los Kolconeros u shkatërruan 3-0 nga Osasuna. Fitorja ndaj Milanit duket se e lodhi më shumë seç duhet Atletikon e cila gjendet shumë shpejtë në disavantazh që në minutën e 6-të. Vendasit nuk mjaftohen me kaq dhe në të 21-tën me Armenteros shënojnë dhe të dytin. Pjesa e parë nuk do të mbyllej me kaq pasi në fund Torres në minutën e 42-të, do të shënonte një gol shumë të bukur. Në pjesën e dytë nuk ndryshon më asgjë në rezultat me Atleticon që me këtë humbje humbet mundësinë për të kapur kreun.Barcelona është thyer gjatë kësaj fundjave në fushën që cilësohet si një mallkim. Katalanasit u mundën 3-1 nga Real Sociedadi, në një fushë ku nuk arrijnë të fitojnë që prej vitit 2007. Një humbje që i kushton skuadrës së Tata Martinos kreun. As Messi me Neymar nga minuta e parë nuk mjafton për të mposhtur Sociedadin. Song në minutën e 32-të gaboi portën duke shënuar në portën e tij.Blaugranët do të reagojnë menjëherë duke barazuar shifrat me Messin. Edhe pjesa e dytë do të ishte e njëjtë si e para. Vendasit do të shënonin sërish në minutën e 54-të me Grizman. Sociedadi pas katër minutash shënon edhe golin e Nokautit ndaj blaugranëve me Zurutuza. Miqtë u përpoqën të reagonin por rrezikuan të pësonin dhe golin e katërt me Velën që goditi shtyllën. Gjithçka u mbyll 3-1 me Sociedadin që tashmë ka të drejtë të synojë një vend në Ligën e Kampionëve.Kryesuesja e re e La Ligas, Reali i Madridit, ka marr një të pastër 3-0 ndal Elçes. Pa Ronaldon në fushë mendojnë yjet e tjerë të galaktikëve. Ilaramendi i lënë në hije gjatë këtij sezoni, do të shënonte golin e parë. Në pjesën e dytë Elçe u reziston sulmeve të galaktikëve deri në minutën e 72-të, kur Bale realizon një gol të jashtëzakonshëm pas një goditje nga distanca. Gjithsesi Reali nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Elchen, pasi në minutën e 81-të, Isco pasi gjendet i lirë në zonë godet fortë drejt portës duke shënuar dhe golin e 3-0. Madrilenët marrin tre pikët e radhës duke qëndruar të vetëm në krye me 63 pikë, 3 më shumë se Atletiko dhe Barcelona.