Guardiola: Ende se kemi treguar forcën tonë

Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ndalet për këtë sezon në kampionat. Bavarezët janë 16 pikë përpara vendit të dytë dhe historia e titullit mund të konsiderohet thuajse e mbyllur. Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar kundërshtarët e tij, duke thënë se skuadra e tij ende nuk e ka dhënë më të mirën nga vetja. Por, strategu katalan theksoi që kjo gjë do të vijë shumë shpejtë."jam shumë I kënaqur me ecurin e deritanishme të skuadrës me këtë ritëm mund ta f itojmë titullin 5-6 javë para fundit. Nuk d uhet të bimem në vetkënaqësi. Mund të përmirësojmë akoma më shuëm nivelin elojës sonë. Cdo ditë që kalon lojtarët po kuptojnë mekanizmin elojës sonë"-tha Guardiola për faqen zyrtare të klubit.MN tej trajneri I bavarezve ka shtuar se mesfushori Bastian Shvajnshtanger ende nuk është rikuperuar plotësisht për ta nisur ndeshjen si titullar ndaj Hanoverit." bastian është stërvitur mirë por ende nukëështë në kondicionin e duhur fizik, Kemi shumë ndeshje të rëndësishme përpara dhe do të jetë shumë I vlefshëm për ne.Guardiola foli pak edhe për ndeshjen ndaj Arsenalit duke u shprehur: "Ne kishim shumë probleme në shtatë minutat e para, por pas kësaj e kontrolluam takimin. Kemi arritur një rezultat të mirë por ka edhe 90 minuta të tjera. Gjithcka mund të ndodh ndaj duhet të jemi përgatitur për cdo gje"Bayerni ka 46 fitore radhazi dhe tekniku spanjoll ka kërkuar nga skuadra përqëndrim maksimal ndaj cdo kundërshtari.