Bale: Mund të fitojmë cdo trofe të mundshëm këtë sezon

Gareth Bale ka paralajmëruar rivalët evropianë se Real Madrid dëshiron të fitojë të gjithë titujt, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Galaktikët janë në lojë në të gjitha komepticionet pas kalimit në finalen e Kupën e Mbretit, pikëve të barabarta me Barcelonën në krye të La Ligës dhe përballjeve me Schalke 04 në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa kërkojnë kurorën e dhjetë kontinentale.24-vjeçari i cili ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje, ka pranuar se skuadra ka objektiva të mëdha."Këtu ekzistojnë parashikime të mëdha. Jemi në klubin më të madh në botë. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje që luajmë, dhe çdo titull për të cilin luftojmë. Kemi luajtur shumë mirë deri më tani, por duam të bëjmë edhe më shumë, ky është plani. Që kur isha i vogël shihja shumë futboll dhe kujtoj fitoren e Realit në Gllasgou përballë Leverkusenit. Tani që jam pjesë e Realit dua ta fitoj këtë trofe me këtë ekip", u shpreh ish ylli i Tottenhamit.Uellsjani po kalon një sezon të vështirë te reali teksa është aktivizuar deri më tani në 25 ndeshje duke shënuar 11 gola. Ai ka kaluar një periudhë të gjatë dëmtimesh duke mposht mundur të jap kontributin e tij. Bejl së bashku me Ronaldon pritet të formojnë një dyshe të frikshme për pjesën e mbetur të sezonit.