Maradona nuk rikthehet në fushë
Diego Armando Maradona nuk do të rikthehet në fushë. Lajmi i jashtëzakonshëm që qarkulloi gjatë ditës së djeshme ka dal thjeshtë një spekulim mediatik. Legjenda e Argjentinës thuhej se dëshironte të luaj për skuadrën nga liga e pestë, Deportivo Riestra. Por, kreu i klubit, Marcelo Salorio ka mohuar se Maradona do të luajë për skuadrën e tij. "Nuk e di kush e nisi këtë lajm absurd dhe plotësisht të pabazë", deklaroi ai për Nacion."Nuk kemi paraqitur asnjë kërkesë për regjistrimin e tij në Federatë, edhe pse kjo do të paraqiste probleme në rregullore për aktivizimin e tij. Nëse do të kishte diçka të vërtetë, do të ishim të parët që do ta konfirmonim lajmin sepse ndikimi mediatik do të ishte i jashtëzakonshëm".Maradona, tashmë disa muaj është pjesë e Riestras, si mbështetës I kësaj skuadre. Skuadra që drejtohet nga Viktor More thuhej se ishte e gatshme ti dhuronte bluzën me numrin 10-të një ndër legjendave më të mëdha të futbollit botëror por tashmë mund ta bëjë këtë gjë vetëm për ta veshur në stadium pasi në fushë është një ëndërr që nuk mund të realizohet. Gjatë gjithë karrierës së tij me skuadra Maradona ka shënuar 311 gola në 589 ndeshje ndërsa me Argjentinën ka shënuar 34 gola në 91 ndeshje.