Zanneti: Faleminderit Mou, qëndroj përjet te Inter
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka falënderuar trajnerin e Chelsea-t, Jose Mourinho për interesimin në lidhje me transferimin e tij. Por, mbrojtësi argjentinas është shprehur se nuk po planifikon të largohet nga skuadra italiane."Sinqerisht kam raporte të shkëlqyera me Mourinhon, flasim shpesh. Por, asnjëherë nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Besoj se tifozët e Interit e dinë se cfarë ndjej për këtë fanellë, gjithmonë kam ritheksuar se për mua Inter është jeta ime, shtëpia ime, dhe dëshira ime është të qëndroj këtu. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër", deklaroi Zanetti për Inter Channel.Me tej ai shtoi se do të respektoj zgjedhjen e Mazarrit për të qëndruar në stolin e rezervave:"Që kur kam filluar të luaj futboll kam mësuar se ekzistojnë dy mundësi: ose të luani nga fillimi, ose të jeni në stol dhe të hyrni në fushë në pjesën e mbetur të ndeshjes. Respektoj vendimet e trajnerit. Jam mirë dhe gjëja më e rëndësishme është që kur do që më ofrohet rasti, do të jap kontributin tim. Shpresoj që në ndeshjet e mbetura të arrijmë Evropën, atë që e duam të gjithë".Në lidhje me kapitenin e ziklatërve nuk ka munguar as një koment I presidentit Erik Tohir :Zanneti duhet të bëjë atë që ndjen, por dëshira jonë është që të qëndroj gjithmonë këtu. Është shumë e thjeshtë për ët bërë këtë diskutim por duhet të flas me lojtarin pas disa muajsh dhe të vendosim të ardhmen. Ai është një legjend e Interit dhe do ta trajtojmë si të tillë.Zanneti është një ikon e vërtet te skuadra ziklatër dhe ka një jetë të tërë që aktivizohet për këtë skuadër që nga vitit 1995 duke zhvilluar deri më tani 851 ndeshje duke shënuar 21 gola.