Conte: e Jashtëzakonshme nëse fitojmë Europa League
Sonte në mbrëmje Antonio Konte do të bëjë debutimin e tij në Europa League. Pas skualifikimit nga Champions League strategu puljez tashmë do të synoj kompeticionin e dytë më të rëndësishëm teksa finalja do të zhvillohet në shtëpinë e bardhezinvje "Juventus Stadium". Në prag të sfidës Konte ka folur përpara gazetarëve duke premtuar se do të bëjë maksimumin nda Trabzonsporit."Në 52 ditët e ardhshme, përfshirë ndeshjet ndërkombëtare, futbollistët do të luajnë 16 ndeshje zyrtare. Duhet të jemi të gatshëm për këtë", tha Conte.Me tej ai ka vlerësuar kundërshtarin e radhës:"Luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë, që në fazën e grupeve arriti të mposhte Lazion. Ata kanë disa futbolliste me të vërtetë të rrezikshëm, sidomos në sulm. Kanë lojtarë si Maluda dhe Bosingua që kanë shumë përvojë. Kemi parë ndeshjen e tyre me Lacion dhe duhet të kemi shumë kujdes"Në fund Konte theksoi se skuadra e tij do të ketë një kalendar të vështirë."Kam nevojë për një skuadër të plotë në dispozicionin tim për t'ia dalë mbanë, por jemi të vendosur që të nderojmë Europa League në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet të jemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Suksesinë këtë kompeticion do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Është një mundësi që na është paraqitur dhe pres nga të gjithë që të kontribuojnë për suksesin përfundimtar.Fitorja e Europa League? Do tëjetë dicka e jashtëzakonshme por nuk jemi vetëm ne ka kundërshtarë të rrezikshëm ", u shpreh Antonio Konte.