Ozil "braktis" Arsenalin, Bayerni nuk fal
Bayerni i Mynihut ka fituar 2-0 në transfertë ndaj skuadrës së Arsenalit në duelin e parë të zhvilluar në "Emirates Stadium". Kampionë e Europës kanë ndryshuar vetëm teknik pasi rezultati është thuajse I njëjtë 1-3 në sezonin e shkuar në të njëjtën datë dhe 2-0 mbrëmë. Heronjtë e Pep Guardiolës ishin Toni Kros dhe Tomas Myler.Sinjalin e parë do ta lëshonte Toni Kros që nga distanca vë në provë Sheznin. Pas 9 minutash Mesut Ozil do të kishte mundësin e artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh pasi e fitoi po vet pasi u pengua nga Boateng. Përballë Nojer ish-fantazisti I Realit dhe Verderit mjaftohet me një goditje teknike por që kuptohet lehtësisht nga Nojer.Loja më pas do të ishte e barabartë deri në minuitën e 40-të ku ndeshja do të merrte një tjetër rrjedh. Arjan Robbën merr një top të bukur në zonë dhe pengohet nga Shezni. Ricoli është I vendosur për penalltinë ndërsa I mjaftojnë vetëm disa sekonda për të marr vendimin për ta nxjerr edhe me karton të kuq. Nga pika e bardh do të ishte Alaba që ashtu si Ozil nuk arrin të shënojë duke e përplasur topin në shtyllën e djathtë të Fabianskit. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa e dyta ishte e gjitha për bavareeezët të cilët e shfrytëzuan në maksimum avantazhin numerik. Në minutën e 54-tëe Toni Kros I tregon Guardiolës se cfarë është i aftë të bëjë teksa nga distanca e dërgon topin në trekëndësh. Më pas loja do të ishte disi e mërzitshme deri në minutën e 88-të teksa Tomas Myler është mjaftë I saktë në zonë duke dyfishuar rezultatin. Pas kësaj fitoreje bavarezët hedhin një hap të rëndësishëm drejt cerekfinaleve dhe padyshim edhe kandinaturën për favorite kryesor për këtë trofe.