Flasin Venger dhe Guardiola pas ndeshjes

Arsene Venger ka kritikuar yllin e Bayernit të Mynihut, Arjen Robben, për aktrimin në faullin e shkaktuar nga Shezni në pjesën e parë, që bëri që Arsenali të mbetet me 10 lojtarë në fushë. Mesut Ozil fitoi një penallti në minutën e 9-të të cilën nuk arriti ta shndërrojë në gol, përpara se gjyqtari italian Nicola Rizzoli të japë një tjetër 11-metërsh, kërtë herë për miqtë, kur portieri i Topçinjve ndërhyri në anësorin holandez, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.David Alaba nuk shënoi nga pika e bardhë, por Bayerni më pas dominoi ndeshjen dhe shënoi dy gola me anë të Toni Kroos dhe Thomas Muller."Mendoj se pjesa e dytë ishte e mërzitshme për tifozët. Ishte një lojë e që zhvillohej vetëm në njërin krah. Gjyqtari mori një vendim që e dëmtoi ndeshjen. Mendoj se rregullat janë të ndryshme në vende të ndryshme. Në Itali, të përjashtojnë për faulle të tilla. Mendoj se portieri e preku Robbenin i cili e bëri dicka të madhe - i thash se ai ishte mjaft me përvojë për ta bërë këtë të duket e madhe".Në fund francezi theksoi se ka mbetur I mërzitur vetëm nga gjykimi pasi lojtarët dhanë maksimumin në fushë.Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Bayernit Pep Guardiola që ka mbetur i kënaqur nga ajo që mori ekipi I tij në ndeshjen e djeshme. Sipas Guardiolës skaudra bëri atë që duhej pasi tregoi qëndrushmëri dhe mjaftë siguri."Arsenali ishte shumë më mirë në fillimin e ndeshjes pro pas daljes me karton të kuq të Sheznit ishte një tjetër ndeshje. Pash vetëm 9 vet që mbroheshin në zonën e tyre. Treguam qetësi dhe durim për ti nëshkruar në castin e duhur. Kartoni I kuq? Nëse arbitri vendos që ëhstë penallti dhe përjashtim për lojtarë të fundit atëherë duhet ta pranojmë se cfarë vendos ai. Sezonin e kaluar ato morën një rezultat më të mirë" - u shpreh Guardiola pas ndeshjes.