Diego Kosta "gjunjëzon" Milanin

Atletiko Madrid ka arritur të fitojë duelin e parë të fazës së 1/8-ve ndaj skuadrës së Milanit në "San Siro". Skuadra e Diego Simeones është mjaftuar me një gol të yllit të saj Diego Kosta.Loja nisi e barabartë për të dyja skuadrat. Në minutat në vijim Milani ka më shumë iniciativ në lojë. Në minutën e 15-të Kaka do të godiste bukur në hyrje të zonës por topi do të ndalej në tranvers. Fati nuk ishte me Milanin dhe kjo gjë do të vërtetohej edhe tre minuta më vonë teksa Tarabt jep një krosim të bukur për Polin e cili me kokë e dërgon topin vetëm në shtyllë.Në pjesën e dytë loja është më e barabartë teksa Atletiko ka më shumë iniciativ. Raul Garcia pati shanse mjaftë të mira por nuk arriti ti shfrytëzoj në mënyrën e duhur. Nga ana tjetër dukej se ishte një ditë "jo" për Kaka-n I cili do të tentonte sërish por topi përfunfon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 83-të do të vinte edhe moment vendimtar I ndeshjes, teksa Mario Baloteli do të shënonte pasi u harrua në zonë nga mbrojtja vendase.Kjo ishte një goditje e madhe për skuadrën e Milanit që si rrall herë gjatë këtij sezoni zhvilloi një ndeshje mjaftë të mirë, ndërkohë që skuadra Diego Simeones tregoi se nuk është rastësisht kryesuese në La Liga duke marr një avantazh të rëndësishme për ndeshjen e kthimit që do të luhet në "Vincente Calderon". Seedorf duket se ka ende shumë punë për të bërë, gjithsesi ndeshja e kthimit mund të rezervoj ende shpresa për kuqezinjtë.