Sonte luhet dueli Arsenal-Bayern

Nga Manchesteri në Londër, duelet spektakolare të Ligës së Kampioneve do të vazhdojnë të qëndrojnë në Angli. Arsenali sonte në mbrëmje do të pres Bayernin e Mynihut në një duel Gjigandesh. Kampionët në fuqi të Europës janë sërish favoritët kryesorë për fitimin e trofeut, ndërsa "Topçinjtë" e Arsene Venger do të tentojnë ti ndërpresin rrugën.Topcinjtë pritet të luajnë sonte me fortmacionin 4-2-3-1Në portë do të jetë Shezni, në mbrojtje Gibs, Mertesaker, Koshielni dhe Sanja. Përpara tyre do të jenë Flamini dhe Uelshajër. Ndërsa treshja kazorla, Ozil dhe Çamberlin do të mbështesin Oliver Zhirud të vetëm në sulm.Nga ana tjetër Guardiola nuk ka të gatshëm për këtë sfidë Franck Ribery dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa pritet të mos luajë me sulmues të deklaruar Mandzukiç, por të ketë në repartin e avancuar vetëm Muller, të mbështetur nga pesë mesfushorë.Bavarezët do të luajnë me formacionin 4-1-4-1. Kështu në portë nga minuta e parë do ta nis Nojer. Në mbrojtje Alaba, Dante, Boateng dhe Rafinja. Përpara tyre do të jetë Lahm. Ndërsa katërshja Gëce, Tiago, Kros dhe Roben do të mbështesin Myler të vetëm në sulm.Në sezonin e kaluar këto dyja skuadrat e përfunduan sfidën e tyre në "Emirates Stadium" me rezultatin 3-1 në favor të Gjermanëve. Ndërsa në duelin mes trajnerësh teksa në katër takime që janë përballur është mundur vetëm njëherë në kohën ku drejtonte Barcelonën. Sfida pritet të dhuroj emocione dhe spektakël.