PSG shkatërron në Gjermani Leverkusenin
Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 4:0 në duelin e parë të fazës eliminatore, në transfertë me Bayer Leverkusen. Kryesuesja e kampionatit francez dominoi ndaj kundërshtarin nga fillimi deri në fund dhe mori një fitore të thellë të udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic.Blaise Matuidi kaloi Paris Saint-Germainin në avantazh në minutën e tretë, ndërsa në fazën përfundimtare të pjesës së parë, në skenë doli Ibrahimovic I cili konfirmoi edhe njëherë se është një ndër sulmuesit më të fortë në botë. Suedezi fillimisht shënpoi një gol të bukur në minutën e 39-të ndërsa tre minuta më vonë realizopi edhe nga pika e bardh e penalltisë.Pas pushimit, PSG e administroi rezultatin. Me fillimin e pjesës së dytë Sami Hipia bëri disa zëvendësime por që nuk dhanë asnjë gjë në lojën e aspirinave, ndërsa për ti përkeqësuar gjërat për Leverkusenin u kujdes Emir Spahiç i cili u përjashtua me karton të kuq në minutën e 60-të. Pak para fundit, PSG shënoi edhe golin e katërt me përforcimin e ri Yohan Cabaye në minutën e 88'të dhe pothuajse e mbylli çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë. Fida e kthimit do të luhet në Paris dhe pritet të jetë thjeshtë një formalitet për ekipin e Blank e cila duket se ka fituar më shumë eksperienc në kompeticionin më të rëndësishëm europian.