Milan-Atletiko, sfida që premton spektakël
Champions League sonte në mbrëmje do të sjell një sfidë mjaftë të bukur në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve. Do të marr fund pritja e madhe mbi të gjitha e Milaninit, i impenjuar në "San Siro" kundër Atletico Madrid të Simeones.Përballë kuqezinjve do ët jetë një njohje e vjetër, një personazh që për dy sezone e kanë parë si kundërshtarë në fushën e lojës kur aktivizohej me Interin. Bëhet fjalë për trajneri Diego Simeone. Los Kolconeros po kalojnë një sezon të shkëlqyer me gjithë paraqitjet negative të ndeshjeve të fundit teksa në kampionat janë në vendin e parë në të njëjtën kuot pikësh me Barcelonën dhe Realin. E kundërt duket situate për kuqezinjtë në kampionat kur janë shumë larg në tabelë ndërkohë që në Champions janë një skuadër me shumë eksperienc dhe e frikshme për cdo kundërshtarë.Ricardo Kaka duket i rikuperuar dhe do të jetë në fushë mbrëmjen e sotme, ndërkohë që për Seedorf nuk do të jenë të gatshëm Montolivo dhe Muntari në mesfushë të pezulluar, si dhe Zapata në mbrojtje.Kuqezinjtë pritet të luajnë me formacionin 4-2-3-1.Në portë do të jetë Abiati. Në mbrojtje Konstant, Mekses, Rami dhe De Shiljo. Në mesfushë përpara tyre do të luajnë Esien dhe De Jong. Ndërsa treshja Kaka, Tarabt dhe Poli do të mbështesin Mario Balotelin të vetëm në sulm.Nga ana tjetër Los Kolçoneros nuk pritet të ketë probleme në formacion teksa pritet të luaj me skemën 4-4-1-1.Në portë do të jetë Kurtua. Në mbrojtje Insua, Godin, Miranda dhe Huanfran. Në mesfushë do të luajnë Suarez, talenti Koke, Gabi dhe fantazisti Turan. Përpara tyre do të jetë Raul Garsia që do të mbështes Diego Kostën të vetëm në sulm.Nëse shohim statistikat sonte fiton Atletiko, por nëse shohim historinë dhe përvojën, fitues del Milan. Gjithsesi për ta zbuluar duhet të presim super sfidën e cila premton spektakël.