Wenger: Jemi ndryshe, mund të fitojmë
Arsen Venger nuk ka asnjë dyshim dhe është I bindur se skuadra e tij sonte në mbrëmje do të arrij të triumfoj në ndeshjen e parë ndaj bayernit të Mynihut. Sipas teknikut francez këtë sezon nuk do të ndodh e njëjta gjë si një sezon më parë. Në sezonin e kaluar bavarezët edo të fitonin takimin e parë me rezultatin 3-1, dhe ndeshjen e dytë do ta kishin një shëtitje që rrezikoi të kthehej në një disfat katastrofike teksa topcinjtë fituar 2-0 në "Allianz Arena". Një sezon më parë në krye të Kampionëve të Europës ishte Jup Hejkens ndërsa këtë sezon përballë do të jetë Pepe Guardiola."Jemi mjaftë mirë psikologjikisht pasi vim pas një ndeshje të fituar në Kupë me Liverpulin. Vitin e kaluar ne shkuam në këtë sfidë moralisht të shkatërruar, pasi përpara atij takimi ishim eleminuar nga Fa Cup nga një skuadër e Championship sic ishte Blackburni"Me tej tekniku francez shtoi se në skuadrën e tij mbretëron harmonia:"Ekipi është I bashkuar, kemi shpirt luftarak dhe dëshirë për të fituar. Ne duhet të besojmë te kualifikimi pasi në fazën me eleminim direkt të Championsit nuk ka më ekipe të dobëta. Pavarësisht se luajmë ndaj kampionëve të Europës dhe Botës nëse futbollistët e mi japin 100% e tyre në këto dy takime dhe sidomos në ndeshjen e parë ne mund të kalojmë në fazën tjetër"Topcinjtë vijnë pas një sezon të mirë teksa kanë udhëhequr Premier Ligën për 12 javë dhe janë akoma në garë për ta fituar. Championsi e gjen ndryshe skuadrën e Venger që këtë herë do të tentoj surprizën e madhe.