Afrimi i festave të fundvitit, INSTAT: Rritet çmimi i produkteve ushqimore
Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë para për të njëjtat produkte ushqimore gjatë nëntorit duke i rënduar kështu më shumë xhepave.Sipas raportit të INSTAT, çmimet e konsumit gjatë muajit që sapo lamë pas kanë pësuar një rritje me 0.2 %.Rritje më të ndjeshme të cmimit kanë pësuar zarzavatet me 6.1 %, duke qenë se tashmë po kalon stina e prodhimit të tyre, në masë gjithashtu rritje ka pësuar edhe nëngrupi “kafe,caj dhe kakao” me 3.3 %.Ndërkohë që ulje ka pësuar Indeksi i grupit "transporti" me 0.2 përqind. Gjatë muajit nëntor çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.3 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.5 përqind.Indeksi i grupit "Mallra dhe shërbime të tjera" ka shënuar një rritje prej 2.8 përqind, rritje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së tarifave të siguracionit të automjeteve me 23.5 përqind.