Menaxhimi i burimeve ujore, takim mbi shfrytëzimin dhe mbrojtjen e tyre

Burimet ujore duhet të kenë një menaxhim të integruar, duke i pare ato jo vetem si pjesë e përdorimit por edhe si pjesë e mbrojtjes së tyre. Me këtë prioritet do të shihen të gjitha burimet ujore të Lezhës, pasi keqmanaxhimi i tyre ka krijuar jo pak probleme në këtë qark.Duke iu referuar kësaj strategjie, Ministria e Mjedisit ka organizuar nje takim ku janë përfshire njesite vendore dhe drejtoritë rajonale, ku ka marrë pjesë edhe zevendes.ministrja e Mjedisit, Diana Bejko.Per prefektin e Lezhës, Ndrec Dedaj, per të kuptuar menyren sesi duhet vepruar është e nevojshme analiza per ate çfare është bërë gjate 23 viteve, ndërsa ka deklaruar se do të ketë një kontroll më të rreptë në shfrytëzimin e këtyre burimëve ujore.Zevendes.ministrja e Mjedisit, Diana Bejko, ka bërë te ditur se mbrojtja dhe shfrytezimi i qendrueshem i burimëve natyrore mbetet angazhimi kryesor i qeverise shqiptare.Drejtuesit vendor dhe drejtoritë rajonale të Lezhës kanë marrë angazhim për të rritur kontrollin mbi burimet ujore, kryesisht për menyren e shfrytëzimit të tyre.