Sedorf dhe Simeone sonte kërkojnë fitore

Përpara ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Atletiko Madrid kanë folur teknikët e të dyja skuadrave të cilët janë të ndryshëm në qëndrimin e tyre. Seedorf është më tepër optimist seç duhet duke marr fjalët e Ancelotit se kuqezinjtë mund ta fitojnë sfidën me fanell ndërsa Simeone preferon të qëndroj me këmbë në tokë duke vlerësuar kundërshtarin si mjaftë të vështirë. Tekniku holandez është shprehur se skuadra e tij do ta respektojë Atletico Madridin, por shton se ata duan të zbulojnë dobësitë e skuadrës spanjolle."Ekipi është në formë të mirë dhe i motivuar. O të luajmë ndaj një rivali që po kalon një formë mjaftë të mirë. Do të jetë një mbrëmje e madhe pasi në këto lloj takimesh të sheh e gjithë bota, dhe për cdo person, të qenit në stadium si tifoz apo futbollist në një ndeshjeje Championsi, është një diçka që ëndërrohet që kur je fëmijë. Atletico duhet të respektohet, por ata kanë dobësitë e tyre të cilët futbollistët e mi shpresojnë t'i shfrytëzojnë. Ne do të japim më maksimumin", deklaroi Seddorf.Ndërkohë Simeone sonte në mbrëmje do të përjetoj sërish të njëjtat emocione si një derbi që më parë e luante kur ishte pjesë e Interit ndaj Milanit."E kam provuar më parë këtë stadium dhe është mjaftë I vështirë. Është një ndeshje e madhe por vetëm në fund do të vendos në lidhje me formacionin. Milani është një skuadër e cila është e aftë të shënoj në çdo moment, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në prapavijë. Milani është një klub me histori të madhe por edhe ne kemi tonë në. Favorit? Preferoj ta tregojmënë fushën e lojës"