Pelegrini kritik me gjykimin, Martino i kënaqur

Pas përfundimit të Supersfidës ndërmjet Manchester Sitit dhe Barcelonës kanë folur teknikët e të dyja skuadrave. Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka kritikuar arbitrin Jonas Eriksson pas humbjes së skuadrës së tij ndaj ekipit blaugran. Klubi anglez u mund 0-2 në Etihad Stadium, në një ndeshje ku pati karton të kuq dhe penallti në favor të kundërshtarëve."Padyshim që kam ankesa dhe jo vetëm për penalltinë dhe kartonin e kuq. Mendoj se gjatë gjithë sfidës nuk patëm një arbitër të paanshëm dhe ai e vendosi ndeshjen. Me gabime aq të rëndësishme kundër një skuadre aq të madhe si Barcelona, është vështirë të fitosh. Pavarësisht kësaj mendoj se kemi shanset tona edhe në ndeshjen e kthimit megjithëse e di mjaftë mirë që nuk do ta kemi të lehtë. Nëse do të korrigjojmë gabimet e ndeshjes së parë do të kemi shanse për të kaluar në turin tjetër", ka deklaruar kilieni për Sky Sports.Nga ana tjetër trajneri I Barcelonës Tata Martino ëhstë shfaqur mjafë I kënaqur në përfundim të sfidës."Kemi bërë një ndeshje të mirë edhe pse në fillim të sfidës humbëm kontrollin e topit. Për ne është një rezultat mjaftë I rëndësishëm pro në asnjë moment nuk do ta mendojmë se gjithcka ka përfunduar. Tashmë do të mendoj për ndeshjen e radhës në kampionat. Jemi ende brenda objektivit për të garuar në tre kompeticione" - u shpreh Tata Martino.