Juan Mata rrëfen fjalët e fundit me Murinjon
Juan Mata ka zbuluar bisedën e tij të fundit me trajnerin e Chelsea-t, Jose Mourinho, para transferimit te Manchester United për 37 milionë paund, gjatë merkatos së janarit. Mata ishte futbollisti më i mirë i Chelsea-t në dy sezonet e fundit, por nuk bindi Mourinhon pas rikthimit të portugezit në Stamford Bridge gjatë verës. Pjesën më të madhe të ndeshjeve në fund spanjolli I mbyllte ndeshjet në stol, duke bërë që të largohet nga klubi në mënyrë që mos të humb shanset e përfshirjes në ekipin e Spanjës në Kampionatin botëror 2014. Gajtë një interviste për mediat britanike Mata ka zbuluar se Mourinho e përkrahu qëndrimin e tij."Ne biseduam dhe Mourinho më tha se United ishte opsioni më i mirë për mua. I thash që edhe ëpr mua djajtë do të ishin një mundësi e mirë. Nuk isha duke luajtur, të jem i sinqertë, jam i lumtur kur luaj futboll", deklaroi Mata.Më tejish-mesfushori I Chelsea-t dhe Valencias u shpreh se të luaj sa më shumë është gjëja që dëhsiron."Është gjëja që më pëlqen të bëjë më shumë. Ai më uroi fat më uroi një avneturë sa më të sukseshme. U jammirënjohës për aventurën time në Chelsea dhe gjithë titujt që kam fituar".Mata që pas transferimit në "Ols Traford" ka zhvilluar gjithsej 4 ndeshje të cilat kanë rezultuar pozitive por nuk ka arritur të ndihmoj skuadrën për të kaluar momentin e vështirë në të cilin ndodhet.