Barcelona mund City-in, pranë çerekfinales

Barcelona është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në "Etihad Stadium" skuadrën e Manchester Sitit. Blaugranët u mjaftuan në fund me rezultatin 2-0 për të vulosur një fitore e cila u arrit vetëm në pjesën e dytë. Në një duel mes skuadrave më të fuqishme të kontinentit, gjigandi katalanas u tregua më racionale në lojën dhe në rezulatatin para duelit të kthimit në Camp Nou.Ndeshja filloi me dominimin e Tata Martinos të cilët e mbyllën në portën e tyre skuadrën e Manuel Pelegrinit. Miqtë me gjithë lojën e mirë në këto minuta nuk arritën të krijojnë raste të pastra. Ndërkohë që qytetarët më pas u bënë më këmbëngulës duke arritur të shfaqen të rrezikshëm m e Negredon që I vetëm përballë Maskeranos dhe Pike është gjithmonë një kohë përpara tyre duke fituar thuajse cdo duel. Me gjithë rastet e pakta nga të dyja skuadrat pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në të dytën erdhe edhe momenti që vendosi ndeshjen në minutën e 53'të kur mbrojtësi Martin Demichelis, si futbollist i fundit ndali në mënyrë të parregullt Lionel Messin dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke shkaktuar penallti në favor të katalansve. Pas pamjeve të përsëritura kanë lindur edhe dyshimet pasi pleshti ishte në hyre të zonës. Nga pika e bardhë, Messi mposhti portierin Joe Hart duke e kaluar Barcelonën në avantazh.City u mundua të kundërpërgjigjet duke kërcënuar nëpërmjet David Silvas në minutën e 75'të por goditjen e tij përfundoi në duart e portierit Victor Valdes. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Dani Alves e dyfishoi avantazhin e miqve, të cilët edhe pse me një lojë jo shumë të kënaqshme marrin një rezultat mjaftë të mirë. Barcelona tashmë ka avantazhin e madh që ndeshjen e kthimit do ta luaj në Camp Nou dhe do ta ketë thjeshtë një formalitet.