“Porta hyrëse e Onhezmit”, nis restaurimi i monumentit në shëtitoren e Sarandës
“Porta hyrëse e Onhezmit”, e njohur ndryshe si "Shkëmbi", i cili ndodhet buzë detit Jon në shëtitoren e qytetit të Sarandës, po i nënshtrohet restaurimit i cili do ta mbronte atë nga erozioni që deri më sot ka dëmtuar këtë vepër e cila është shpallur monument i kategorisë së parë dhe është shpallur monument kulture i kategorisë së parë me status të veçantë.Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kultutrës në Sarandë, Vladimir Demaj, thotë se, restaurimi i këtij monumenti kulture duhej të ishte bërë shumë vite më parë.Restaurimi i portës antike u krye me materiale dhe mjete të ofruara nga sipërmarrës të qytetit, si mbështetje e nismave lokale për kulturën dhe trashëgiminë."Porta Hyrëse" është ndërtuar në anën perëndimore të Onhezmit të lashtë dhe Sarandës së sotme, në vijën e ujit detit Jon. Bazamenti i saj sot ruhet nga një "këmbë" që formonte portën, ndërsa një pjesë e shkallareve ndodhet pak metra më në lindje të shkëputur. Ky është një prej objekteve që vihet menjëherë në fokusin e çdo aparati fotografik të çdo turisti që viziton Sarandën.