Biznesi i madh ngel në klasë qeverinë, Sondazhi: Paketa fiskale solli informalitet

Biznesi i madh ngel në klasë paketën fiskale. Konfindustria ka realizuar një sondazh në bazë të cilit janë pyetur 110 subjekte  për efektin e paketës fiskale në këto biznese. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaroi se rreth 75 përqind e biznesve kanë deklaruar se do të detyrohen që të bëjnë fshehje fiskale ose do të falimentojnë.Sipas Buxhukut, shqetësues është edhe treguesi se bizneset e mëdha kanë vlerësuar kalimin në tregje jashtë Shqipërisë .Në bazë të paketës fiskale, taksat për biznesin e madh janë rritur nga 10 në 15%. Ky vendim i qeverisë u kundërshtua prej komunitetit të biznesit i cili kërkoi që të shtyhej në kohë një rritje e tillë ose të bëhej gradualisht duke marrë parasysh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen si pasojë e  krizës.