MPJ mirëpret marrëveshjen e arritur në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2014, 22:52
Arritja e marrëveshjes në Ukrainë mes palëve politike, me ndërmjetësimin e aktorëve ndërkombëtarë, është vlerësuar dhe mirëpritur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke u vlerësuar si një hap i duhur për zgjidhjen e konfliktit.Me anë të një deklarate MPJ ka shprehur bindjen se kjo marrëveshje është e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza, e cila ka shkaktuar tashmë shumë vuajtje dhe gjakderdhje në vend.“Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje të gjitha palëve për zbatimin e plotë të marrëveshjes, me qëllim arritjen dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ukrainë, në shërbim të unitetit të vendit.”, thuhet në deklaratën e MPJ.