Drejtuesit e furgonëve Elbasan, shoferët: Do të bllokojmë aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Pavarësisht takimeve me Ministrin e Transportit Edmond Haxhinasto, sërish ngërçi i krijuar me Sindikatën e Transportit Publik mbi shërbimin taksi 8+1, sërish nuk ka marrë asnjë zgjidhje.Në Elbasan ende ky shërbim vazhdon të pezullojë punën ndërsa drejtuesit e tyre duket se janë të vendosur në vendimin e marrë nga vetë ata. Penalizimi që krijohet ndaj tyre si pasojë e vendimit që ndalon marrjen e pasagjerëve në kthim dhe konkurrenca e pandershme nga targat e bardha, vazhdojnë të mbeten kryefjala e deklaratave të tyre, ndërkohë që paralajmërojnë se tuneli që lidh Elbasanin me Tiranën së shpejti do të bllokohet dhe për këtë kanë paraqitur kërkesën pranë Drejtorise së Policise Qarkut Elbasan.Përballë një situate të tillë e cila penalizon mbi 20 mijë drejtues të shërbimit 8+1 në të gjithë vendin, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare,mungesa e të cilës po rëndon në gjendjen ekonomike të drejtuesve dhe familjeve të tyre.