Protesta e automjeteve 8+1 në Korçë, bllokohet aksi rrugor, drejtuesit nuk tërhiqen
Në ditën e 17 të protestës që po zhvillohet në Korçë policia ka shtuar numrin e patrullave pasi situata ka shënuar tensione dhe përplasje mes drejtuesve të furgonëve të liçensuar dhe atyre të automjeteve që nuk disponojnë leje për të kryer transport të udhëtarëve. Sërish drejtuesit e mjeteve të transportit 8+1 kanë bllokuar njërin kah të rrugës Korçë-Pogradec, ndërsa vazhdojnë ti bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhje të situatës.Pjesë e irritimeve janë bërë edhe qytetarët të cilët janë të detyruar të presin me orë të tëra pavarësisht faktit se shumë prej tyre udhëtojnë drejt qendrave shëndetësore.Protesta e furgoneve pritet të marrë një përshkallëzim më të madh në ditët në vazhdim pasi askush deri në këto momente nuk po reagon për ti dhënë zgjidhje problemit.