Shfrytëzim i kullotave në Tepelenë, protestojnë banorët e fshatit Tosk-Martalloz

Tjetërsimi i pronës, hapja e rrugëve prej disa kilometrash pa leje ndërtimi, shpyllëzimi pa leje dhe  shfrytëzim i pronës së fshatit, janë problemet me të cilat përballen banorët e fshatit Tosk - Martalloz të komunës Luftinje në rrethin e Tepelenës.Janë këto arsyet të cilat kanë detyruar banorët e kësaj zone të protestojnë. Banorët shprehen se kjo ka ardhur si pasojë e falsifikimit të dokumentave mbi njohjen e kësaj toke, ku si pasojë janë shpyllëzuar 3 hektarë pyll, pronë e komunës, ndërkohë që dokumentat në fjalë janë të arkivuara në insitucionet përkatëse n Gjirokastër..Fshati Tosk - Martalloz ka 68 familje, ndërsa burimi i vetëm i të ardhurave të tyre është mbarështimi i bagëtive që arrin në rreth 800 krerë të imëta në total, ndërsa e gjithë kjo situatë e re po ngushton dita - ditës mbijetesën e tyre, pasi një pjesë e mirë e kullotave të fshatit po kalojnë në varesi të një pronari të vetëm.