Monumentet e rrëzuara të kulturës, Kumbaro në Lezhë: Do kenë vëmendjen e duhur

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, ka vizituar Kalanë e Lezhës, duke u njohur nga afër me problematikat që ka kjo këshjellë mesjetare.Kumbaro ka bërë të ditur se Lezha do ketë vemendjen e duhur, pasi në këtë rajon ka shumë Monumente Kulture, për të cilën duhet ndërhyrje e menjëhershme , pasi ato po shkojnë drejt degradimit.Ministrja Kumbaro ka folur edhe për mungesën e ndriçimit prej disa muajsh në Kalanë e Lezhës, duke deklaruar se sistemi aktual i ndriçimit nuk është në parametrat e duhur.Inspektimi i Ministres Kumbaro në Lezhë, vjen në vazhdën e vizitave të saj që po kryen në çdo vend arkeologjik apo historik, me qëllim restaurimin dhe mbrojten e kësaj pasurie që ka vendi ynë.