Shpallet projekti fitues i “Lungo Mare”, XDGA studioja fituese e projektit

XDGA është studioja fituese e projektit për ndërtimin e shëtitores LungoMare.Zv.kryeministri Niko Peleshi deklaroi se ndërtimi i shëtitores do të realizohet shumë shpejt ndërkohë që në fillim të vjeshtës do të nisin edhe punimet. Në vendin e dytë, juria ka renditur studion HHF dhe në të tretin projektin e "LUC" e Parisit.Gjatësia e "Lungo Mares" është 5 km nga Pylli i Sodës tek Plazhi Ranor i Vjetër dhe deri tek Tuneli në Ujë të Ftohtë, "Lungo Mare", pritet të përfundojë në verën e vitit 2015 dhe parashikon zgjerim rruge, rehabilitimin e plotë të shëtitores me një vizion të ri, ku do të përfshihen porti turistik dhe shumë ndërthurje hapsirash dhe relaksi panoramike, gjithnjë për të shijuar detin.