Nis faza e tretë e aksionit për pastrimin e rrugëve nacionale

Task forca e kryesuar nga Inspektoriati i Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë nisur fazën e tretë të aksionit për pastrimin e rrugëve nacionale.Në operacionin e pastrimit do të angazhohen 1250 forca dhe 90 mjete dhe do të pastrohen 6 akse rrugore, rreth 120 km.Aksioni do të përfshijë pastrimin e akseve të mëposhtëme rrugore:- Aksi rrugor Aeroporti "Nënë Tereza" - kryqëzimi i Fushë Krujës (rruga e vjetër, 10 km )- Aksi rrugor Vorë - Porti Durrës ( të dy krahët e autostradës, 21 km)- Aksi rrugor Elbasan-Librazhd (47 km)- Aksi rrugor (Pika kufitare Kapshticë- Korçë) ( 28 km )- Aksi rrugor Pogradec-Korçë (vetëm fillimi dhe mbarimi i Qafë Plloçës) (5 km)- Aksi rrugor  (Pika kufitare Qafë Thanë- Rrajcë, Përrenjas) (9 km)Aksioni i sotëm do të inspektohet nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.