Akuzat e PD, reagon PS, Bushati: Qeveria po lan borxhet e qeverisjes së shkuar
Pas akuzave të selisë blu për ekonominë, ka reaguar menjëherë Partia Socialiste.Sekretari për ekonominë Ervin Bushati tha se qeveria Rama po lan borxhet e qeverisjes demokratike.“Opozita vazhdon të sillet sikur sapo ka rënë nga qielli dhe sikur nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e la shqipërinë pas zgjedhjeve të 23-Qershorit. Sot kurajon për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish-Ministri i Financave, që gjatë 8 viteve në pushtet e zhyti Shqipërinë në borxhe.Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuar për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime ishte plotë 720 milionë dollarë. Ne këtë borxh jemi zotuar ta shlyejmë që investimet të rriten, që punësimi të rritet, që infrastruktura të përmirësohet dhe që shërbimet të jenë më cilësore.Ata e zhytën vendin në borxh, ne po lajmë borxhet e tyre. Qeveria e re është e vendosur ta rimëkëmbë ekonominë dhe të rikthejë besimin e investitorëve të huaj dhe vendas në ekonominë shqiptare”, u shpreh Bushati.