Papunësi në qytetin e Beratit, nuk ka shifra reale mbi numrin e personave të papunë

Problemi i papunësisë në Berat vazhdon të mbetet jetik, ndërkohë që ristrukturimi i Zyrës së Punës ka shtuar shpresat me ofrimin e shërbimeve të këshillimit, ndërgjegjësimit, informacionit dhe punësimit.Fakti që qytetarët e Beratit nuk regjistroheshin pranë Zyrës së Punës ka bërë që ende të mos ketë një shifër reale të numrit të personave të papunë, ndërkohë që vetëm gjatë muajve të fundit, çdo ditë  paraqiten rreth 60 persona për tu regjistruar, çfarë bën të mendohet që shifra e papunësisë të jetë shumë herë më e lartë sesa parashikohej.Drejtoresha e Zyrës së Punës në Berat, Valbona Zylyftari, bën me dije se po punohet që qytetarët të ofrohen me zyrën e punës, të vendoset një marrëdhënie bashkëpunuese mes tyre, zyrës dhe biznesve me qëllim që punësimi të bëhet më i lehtë.Aktualisht Zyra e Punës ka nisur verifikimet e reja për të përcaktuar qartë numrin e personave në kërkim të një vendi pune, ndërkohë që falë bashkëpunimit me bizneset e qytetit, kryesisht ato fason, vetëm gjatë muajit janar janë bërë 50 ndërmjetësime punësimi.