Mbështetja ndaj biznesit fason, Vasili: Të mos lejojmë largimin e investitorëve të huaj
Biznesi fason dhe politikat që do të ndiqen ndaj këtij të fundit ishin në fokus të takimeve që kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, së bashku me deputetë të kësaj force politike zhvilluan në Shkodër, me përfaqësues të këtij sektori. Vasili theksoi se biznesi fason siguron 100 mijë vende pune dhe prandaj paketa e propozimeve të LSI-së do të shkojë në sinkron të ruajtjes së këtij sektori dhe gjenerimin e forcave të reja për të shtuar vende pune.Vasili vuri në dukje se vendet e rajonit janë më konkurruese se Shqipëria për biznesin fason dhe tha se paketa integruese duhet të vijë sa më parë në Parlament.Aktualisht në qarkun e Shkodrës janë të punësuar vetëm në sektorin e biznesit fason mbi 6 mijë persona dhe në të ardhmen ky numër do të njohë rritje.