PD akuza qeverisë për ekonominë: Vendi po shkon drejt rrënimit dhe reçesionit
Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, me anë të një deklarate nga selia blu ka aparaqitur të dhënat përfundimtare të vitit 2013;Bode u shpreh se edhe pse qeveria ka një muaj që i ka publikuar shifrat, ende nuk ka një koment nga ana e saj, por vetëm një paradë suksesesh edhe pse shifrat flasin për një trend tërësisht të ndryshëm nga ai i shitur prej saj.Bode u shpreh se treguesit për të cilët kjo qeveri ia vuri si faj qeverisë së djathtë janë në nivelin më të ulët se sa në vitin 2012.“ Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të Shtetit për vitin 2013 arritën në 328.6 miliard lek pra 1,8 miliard lek më pak ose 0,5% më pak se viti 2012. Borxhi i marrë nga qeveria ishte për qëllime të tjera, jo për ekonominë. Qeveria ka marë borxh, jo për faturat e investimeve, por me këtë borxh ajo po rrit borxhin publik ”, u shpreh Bode.Sipas ish-Ministrit të Financave ka një rritje të detyrimeve ndaj bizneseve për të plotësuar planin e saj të të ardhurave.“Kreditimi i ekonomisë ka zbritur për herë të parë në terma negative. Inflacioni është në nivelet më të ulta dhe kjo është rënie e kursit të ekonomisë, sepse ajo nuk mund të reagojë dot. Qeveria po zhvillon politika fiskale të papërgjegjshme, dhe si pasojë janë ulur në minimum investimet e huaja direkte. Kjo tregon rënien e kredibilitetit të investuesve të huaj ndaj qeverisë aktuale”, tha ish Ministri i Financave.Bode ka theksuar se ekonomia është pa burime dhe se qeveria po çon vendin drejt një rrënimi të shpejtë ekonomik dhe drejt reçesionit.