Protesta e furgonave të Tiranës, nëse qeveria s`tërhiqet, grevë e përgjithshme

Drejtuesit e furgonëve të kryeqytetit paralajmërojnë protesta të fuqishme nëse nuk i jepet zgjidhje problemit të tyre. Drejtues të mjeteve 8 plus 1 të prefekturës së Tiranës shprehen se gjendja e tyre ekonomike sa vjen e vështirësohet dhe i bëjnë apel shtetit që të veprojë në bazë të ligjit. Drejtuesit i kanë kërkuar qeverisë që të luftojë informalitetin dhe te lejojë drejtuesit me liçencë dhe që paguajnë taksat që të vazhdojnë punën e tyre.

720 drejtues furgonësh në prefekturën e Tiranës të linjave me qytete të ndryshme, ende nuk kanë nisur punën.

Ata Kërkojnë të hiqet ndalimi i kthimit me pasagjerë, si dhe të luftohet informaliteti e konkurrenca e pandershme.