Zërat e heshtur të persekutimit komunist, filmi dokumentar në 23-vjetorin e rrëzimit të bustit
E kaluara nuk duhet harruar, sepse vetëm kështu nuk përsëritet. Ky mesazh u dha në shfaqjen e filmit dokumentarë "Zëra të heshtur rrëfejnë historinë e persekutimit gjatë diktaturës komuniste", organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, në përvjetorin e 23-të të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha.Filmat dokumentarë pasqyronin fakte dhe njerëz realë që kanë përjetuar tmerret e diktaturës më të egër komuniste. Ministri Erion Veliaj, tha se historitë e rrëfyera në këto dy filma janë histori të dhimbjes njerëzore, para të cilave duhet të reflektojmë bashkërisht si komb.Filmat dokumentarë i kushtohen dokumentimit dhe ruajtjes së dëshmive të ish të burgosurve politikë të regjimit komunist në Shqipëri nga viti 1944-1991, ku më shumë se 50.000 intelektualë, artistë, shkrimtarë, mësues, përfaqësues të klerit dhe familje u burgosën dhe u internuan si përpjekje për të eleminuar çdo zë opozitar ndaj regjimit.