Gjelbërimi i ambienteve shkollore, bordi i prindërve në Berat investon për mbjelljen e pemëve
Shkolla 9-vjeçare " 1 Maji" në qytetin e Beratit, do të ketë shumë shpejtë një imazh të ri, fal kontributit të prindërve,fëmijët e të cilëve arsimohen pranë këtij institucioni. Gjelbërimi i munguar në oborrin e saj, por dhe në rrugën kryesore, sensibilizoi bordin e prindërve, që kërkojnë më tepër kushte për mjediset ku mësojnë dhe kalojnë orë të tëra në ditë fëmijët e tyre. Në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës, është mundësuar që gjithë territori i shkollës të mbillet me pemë të reja.Drejtori i shkollës, Ruzhdi Orizaj, bëri me dije se në këtë institucion mësojnë 600 fëmijë dhe mjedisi i jashtëm i saj linte shumë për të dëshiruar.Pas mbjelljes së pemëve shkolla synon të vendosë në oborrin e saj stola dhe lule duke krijuar jo vetëm një ambjent të përshtashëm për fëmijet por mbi të gjitha edhe një mjedis të pastër, që për hir të së vërtetës në shumicën e ambjenteve shkollore në rang vendi mungon.